Labinot Tahiri, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, që njëherëshit njihet edhe si këngëtar në estradën kosovare, ka aderuar sot në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Labit po pritet t’i bëhet një pritje madhe, shkruan Gazeta Insajderi.
Pas njoftimit nga vet Labi për aderimin e tij në partin e Ramush Haradinajt, ky i fundit postoi një status në llogarinë e tij në Facebook, duke thënë se i AAK-së sot iu bashkua më i dashtuni për publikun mbarë shqiptar.
“Aleanca shkon në zgjedhje me konceptin e saj 100% shtet, të cilit po i bashkohen personalitete të shquara të jetës politike, akademike dhe kulturore e sportive. Ndër ta, sot, me AAK u bashkua edhe deputeti i Kuvendit dhe humanisti, Labinot Tahiri. I dashtun për publikun mbarëshqiptar, ai më ka qëndruar gjithnjë afër edhe gjatë sfidave në Hagë”, ka shkruar Haradinaj.
E si duket aderimin i Labit e ka gëzuar fort, Haradinaj. Lideri i AAK-së ka thënë se të enjten prej orës 19:00 janë pajtuar me Labin për ta mbajtur një ndej për anëtarësimin e tij.
“Me deputetin Tahiri kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyeshëm në identifikimin dhe zgjidhjen e shumë sfidave të interesit kombëtar dhe ky angazhim i përbashkët do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Poashtu, u pajtuam për mbajtën e një pritjeje anëtarësimi, të enjten nga ora 19:00, në Sheshin 21”, ka përfunduar Haradinaj.
Ndërsa Labi, nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, ka shkruar se rrugtimin tim politik do ta vazhdojë në AAK, afër njeriut shumë të respektuar, Ramush Haradinaj.
“Dua ta ndajë me ju një vendim që kam marrë për të ardhmen time dhe qytetarêt e mi! Kam vendosur që rrugëtim tim politik ta vazhdojë në AAK-në afêr njeriut shumë të respektuar, Gjeneralit Ramush Haradinaj”, ka shkruar Tahiri. /Insajderi.com