Haradinaj: Do të bëjmë çmos për ta zhbërë Gjykatën Speciale

Haradinaj: Do të bëjmë çmos për ta zhbërë Gjykatën Speciale

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të luftës Nasim Haradinaj, ka thënë se do të bëj çmos ta zhbëjë Specialen.

Haradinaj tha se qëllimi i kësaj gjykate është ulja dhe denigrimi i vlerave të luftës.

 

Ai theksoi se do të bëjnë çmos për ta zhbërë Specialen.

“Nuk befasohem nëse ftohem nga Gjykata Speciale. Qëllimi i Gjykatës Speciale është ulja dhe denigrimi i vlerave të luftës. Gjykata ka qëllim ta barazoj agresorin me viktimën. Gjykata gjykon vetëm pjesën shqiptare. Ata që nuk kanë qenë në UÇK nuk do të ftohen “, ka thënë ai një emison të Klan Kosovës.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka pasur resurse për të bërë gjenocid. Nëse UCK po synon të kriminalizohet atëherë duhet të kriminalizohet edhe 27 shtetet që na kanë ndihmuar “.