Haradinaj: Duke e kujtuar Enver Zymberin, sot nderojmë çdo polic të Kosovës

Haradinaj: Duke e kujtuar Enver Zymberin, sot nderojmë çdo polic të Kosovës

Kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Enver Zymberin i cili 8 vite më parë ra në krye të detyrës.

Haradinaj tha se një nga policët më të mirë të Kosovësra heroikisht në mbrojtje të sovranitetit të vendit, të qytetarëve pa dallim etnie, të rendit dhe ligjit.

“Duke e kujtuar veprën kulmore të tij, sot nderojmë secilin polic të Kosovës, që kanë dëshmuar profesionalizëm të lartë në kryerjen e detyrave, në mbrojtje të rendit dhe ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, në Jug e në Veri”, tha Haradinaj.

Sipas tij, ky angazhim dhe përkushtim i policisë e bën Kosovën vend të sigurt për të gjithë qytetarët.

Ai falënderoi zyrtarët policorë për angazhimin e pakursyer, për t’i dalë zot Kosovës.