Haradinaj e konsideron të ngutshëm dorëheqjen e Melizës

Haradinaj e konsideron të ngutshëm dorëheqjen e Melizës

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, konsideron “të ngutshëm, dorëheqjen e Meliza Haradinaj-Stublla nga posti krye-diplomates si dhe nga AAK.

Daut Haradianj, tha për Melizën se ka respekt për shkak se “është grua e fortë dhe e ndershme”.

“Unë personalisht e çmoj dhe e konsideroj të ngutshëm këtë veprim, por prapë se prapë unë e kam mike atë dhe familjen e saj”, tha Haradinaj për Lajmi.net

Meliza Haradinaj-Stublla, të martën dha dorëheqje nga pozita e ministres së Jashtme, si dhe nga AAK, parti në të cilën qëndroi se 15 vite.

Ka edhe kritika tashmë për ish-partinë e saj, pasi konsideron se disa persona aty “mbijetesën politike e kanë ekzistencë jetësore”.

Krejt kjo situatë erdhi pas një përgjimi, ku dyshohet se bashkëshorti i ish-kryediplomates “po kërkonte nga komisionarët që të shtojnë disa vota për Melizën”.

Vet, Dardan Stublla, deklaroi të hënën  në “Debat Plus”, se është ankuar në Polici për “shantazh ndaj tij”. /Insajderi.com