“Haradinaj e Kurti ta ndajnë mandatin e kryeministrit”

“Haradinaj e Kurti ta ndajnë mandatin e kryeministrit”

Njohësi i proceseve politike në vend, Shkëlzen Maliqi, ka folur për situatën e krijuar politike pas zgjedhjeve të 11 qershorit, për përpjekjet për krijimin e institucioneve të reja.

Maliqi ka thënë se një qeveri e drejtuar nga Ramush Haradinaj vetëm me votat e pakicave do të prodhonte një qeveri të brishtë dhe jopopullore.

Ai ka thënë se janë disa variante të tjera nëse LDK-ja do ta refuzonte hyrjen e sërishme në qeveri, duke injoruar edhe ofertën e Kurtit. Por, për këto kombinime shtesë, pa LDK-në, Maliqi ka thënë se do të duhej të ndodhnin prishjet e koalicioneve parazgjedhore.

Ai në intervistë për “Epokën e Re” ka propozuar një variant tjetër, siç e quan, më pak të besueshëm, që Haradinaj do të mund ta kërkonte krijimin e një qeverie më stabile nëse bën marrëveshje me Albin Kurtin, që mandatin e kryeministrit ta ndajnë në dy pjesë, fillimisht të jetë kryeministër Haradinaj, pas dy vjetësh Kurti.