Haradinaj e përgëzon Vasfije Krasniqin, guximi saj të jetë udhërrëfyes për viktimat e tjera

Haradinaj e përgëzon Vasfije Krasniqin, guximi saj të jetë udhërrëfyes për viktimat e tjera

Vasfije Krasniqi-Goodman ka thyer një tabu në shoqërinë kosovare pasi është bërë gruaja e parë, viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës së Kosovës, që ka rrëfyer sonte publikisht tmerrin e përjetuar kur është përdhunuar nga forcat policore serbe në vitin 1999.

Rrëfimi i saj i ka prekur të gjithë ata që e dëgjuan, ndër ta ishte edhe Kryeminstri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka reguar me anë të një postimi në Facebook, ai e ka përgëzuar Vasfije Krasniqin që ka vendosur të flas për një nga plagët e luftës.

Derisa, ka theksuar që guximi i saj të jetë udhërrëfyes për viktimat e tjera të dhunës seksuale gjatë luftës.

Postimi i plotë i Haradinaj:

Pasi e dëgjova me vëmendje rrëfimin sa prekës aq edhe inkurajues të Vasfije Krasniqit, e përgëzoj këtë grua të guximshme që ka vendosur të flas hapur për njërën prej plagëve më të mëdha të popullit tonë. Guximi i saj le të jetë udhërrëfyes për viktimat e shumta të dhunës seksuale gjatë luftës, që të ngriten mbi dhimbjen dhe me dëshmitë e tyre të dokumentojnë krimin, që të ngadhnjejë drejtësia. Së bashku, duke inkurajuar viktimat dhe familjet e tyre, do të heqim stigmatizimin që ka rënduar kaq vite mbi to.