Haradinaj e përshëndet marrëveshjen e arritur në Uashington

Haradinaj e përshëndet marrëveshjen e arritur në Uashington

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjes mes palës shqiptare dhe asaj serbe në Shtëpinë e Bardh, njofton Insajderi.

Në profilin e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se “miqtë e vërtetë gjithmonë e kuptojnë shqetësimin e drejtë. I lumtur që shqetësimet tona në pikën kontestuese për Ujmanin, kanë reflektuar në Marrëveshjen e nënshkruar”.

Tutje Haradinaj ka shtuar se “ka besuar në rolin dhe angazhimin e ShBA-ve, besim ky i cili nuk është luhatur asnjëherë”.

Haradinaj fillimisht, pak çaste pa u nënshkruar marrëveshja, kishe qene kritik ndaj marrëveshjes duke kërcënuar edhe me largim nga qeveria të partisë së tij./Insajderi.com