Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur “mashtrues ordiner” kryeministrin Albin Kurti, p" />

Haradinaj e quan Kurtin “mashtrues ordiner”

Haradinaj e quan Kurtin “mashtrues ordiner”

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur “mashtrues ordiner” kryeministrin Albin Kurti, pas takimit që ky i fundit ka zhvilluar në Bruksel me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, transmeton Insajderi.

Haradinaj e ka konsideruar të rrezikshme e të gabuar qasjen e shefit të qeverisë në procesin e dialogut me Serbinë.

Sipas tij, në takimin përballë palës serbe, Kurti është dashur të shkojë me vetëm një pikë, njohje reciproke.

“Pikshtë pikërisht ajo që kemi paralajmëruar, rreziku nga mashtruesi Kurti, pra në këtë rast Kurti është mashtrues ordinder dhe po mashtron popullin e Kosovës me një qasje të rrezikshme në dialog, duke mos kërkuar substancë dhe paraparë për këtë ne nuk synojmë dialogun por duke u shpërndarë në temën e panevojshme …

Nuk është ky dialog, është humbje kohe dhe mashtrim për Kosovën, por nuk është fokusimi i çështjes kryesore që mbetet njohja reciproke për të theksuar presidencën Biden qartë në letrën e vet “, është shprehur Haradinaj për “KosovaPress”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u takuan të martën në Bruksel, në kuadër të dialogut, por palët nuk u morën vesh për temat e ngritura.

Ky ka qenë takimi i parë i tyre në Bruksel, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Raundi i ri i dialogut pritet të mbahet në muajin korrik./Insajderi.com