Haradinaj i quan anëtaret e KShC-së mercenar, dallaverxhi e mafioz

Haradinaj i quan anëtaret e KShC-së mercenar, dallaverxhi e mafioz

Në Këshillin Shtetëror të Cilësisë ka dallavere dhe mafi, ka thënë Haradinaj para gazetarëve kur është pyetur në lidhje me vendimin e bordit të KShC-së për mos-akreditimin e tri universiteteve publike dhe disa privateve

Sipas tij anëtarët e KShC në mënyrë kriminale po tentojnë t’i mbyllin universitetet shtetërore në emër të cilësisë, duke i quajtur ata edhe mercenarë, shkruan Insajderi.

“Ky është një lloj krimi, kur dikush ka arrogancë me iu thanë krejt këtyre fëmijëve. Ndoshta kanë edhe dallavere me universitetet private, dhe në emër të cilësisë i mbyllin këto universitetet, për me shkue tek privatët. Nuk mundesh me i lanë fëmijët. Në këtë Kosovë nuk punohet kështu. Nuk jemi krejt mercenar në këtë vend. Na dhemb çka ndodhë në këtë vend”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri ka theksuar se vendimi i KShC-së është i papranueshëm, dhe se nxënësit nuk guxojnë të mbesin pa u regjistruar.

“…Për mua është e papranueshme që maturantët e këtyre vendeve të mbesin pa u regjistruar në fakultet. Nëse dikush ka menduar se mund ta bëjë këtë që të lejë fëmijët e varfër ose gjysmë të varfër jashtë universitetit, ka gabuar. Këta që po më thonë se je ngutur, unë po them që jam vonuar. Kushdo që e ka bërë këtë gabim është. Po vërejtjet për cilësi, për kritere, por nuk mund të lejojmë që nxënësit të mbesin jashtë”, ka thënë Haradinaj, shkruan Insajderi.

Universitetit të Pejës, Mitrovicës dhe Prizrenit nuk u është vazhduar akreditimi nga Agjencia e Kosovës për Akreditim më saktësisht nga Këshilli Shtetëror për Cilësi në vendimin e djeshëm. Arsyeja për një vendim të tillë nuk është bërë publike ende, shkruan Insajderi.