aak-ks.org) ngjanë në një sajt kundër tij, ku në ballinë qëndron llogoja e Ushtrisë Çli" />

AAK: Hakerët “antishqiptar” sulmuan uebsajtin duke shkruar “Haradinaj është vrasës”

AAK: Hakerët “antishqiptar” sulmuan uebsajtin duke shkruar “Haradinaj është vrasës”

Uebsajti i partisë së Ramush Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (aak-ks.org) ngjanë në një sajt kundër tij, ku në ballinë qëndron llogoja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me titullin “Haradinaj është vrasës”.

Sipas një njoftimi të AAK-së në Facebook, këtë veprim e kanë bërë “hakerët antishqiptarë”.

AAK1

“Sonte në orët e vona është thyer faqja zyrtare e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Menjëherë me pas janë publikuar dhjetëra materiale propagandistike në gjuhën serbe por edhe në gjuhe të tjera, të cilët atakojnë figurën e Kryetarit të AAK-së Ramush Haradinajt”, thuhet në njoftimin e AAK-së në Faceebook.

[arve url=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FAleanca.Official%2Fposts%2F1409347429106347&width=500″/]