Haradinaj: Falë gjakut të atyre që u flijuan, ky shekull është i shqiptarëve

Haradinaj: Falë gjakut të atyre që u flijuan, ky shekull është i shqiptarëve

Edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, bëri homazhe te varrezat e dëshmorëve në Koshare dhe në tubimin përkujtimor, në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Shqipes”, për nder të betejës së Koshares.

Haradinaj tha se shembja e kufirit ndërshqiptar në Koshare i ka ndërruar rrjedhën historisë dhe është dëshmi se shqiptarët asnjëherë nuk e pranojnë robërinë.

“Në ecjen tonë deri në liri kemi parë tmerre të panumërta, por kemi parë edhe trimëri të papërsëritshme. Lufta çlirimtare, ëndrrën e shumë brezave për liri, e bëri realitet. Falë gjakut të atyre që u flijuan, ky shekull është i shqiptarëve të bashkuar e të integruar në familjen e popujve të lirë”, ka thënë Haradinaj.

“Përulemi sot para të gjithë dëshmorëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani”, brigada që në memorien shtetërore të Kosovës është kurorë lavdie, e unitetit dhe guximit shqiptar. Lavdi e përjetshme!”, përfundoi Haradinaj.