fbpx

Haradinaj falenderon gjeneralin John C. Body për shërbimin në Kosovë

Haradinaj falenderon gjeneralin John C. Body për shërbimin në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë lamtumirës që i është bërë gjeneralin John C. Boyd është shprehur duke thënë se Kosova për të është shtëpia e dytë.

“Gjeneral John C. Boyd është njeriu i Kosovës dhe Kosova tashmë është shtëpia e tij e dytë. Sonte, në pritjen lamtumirëse për gjeneralin Boyd organizuar nga komandanti i KFOR-it, Lorenzo D’Addario, nderuam shërbimin e tij unik për paqe e siguri për vendin tonë duke u shndërruar në një inspirim të madh” ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Gjeneral John C. Boyd është njeriu i Kosovës dhe Kosova tashmë është shtëpia e tij e dytë. Sonte, në pritjen lamtumirëse për gjeneralin Boyd organizuar nga komandanti i KFOR-it, Lorenzo D’Addario, nderuam shërbimin e tij unik për paqe e siguri për vendin tonë duke u shndërruar në një inspirim të madh.
Faleminderit Gjeneral!