Haradinaj flet pasi qeveria e miratoi transformimin e FSK-së në Ushtri

Haradinaj flet pasi qeveria e miratoi transformimin e FSK-së në Ushtri

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në konferencën për media ka thënë se qeveria i ka vazhduar konsultat me faktorin ndërkombëtar për krijimin e Ushtrisë.

Pikërisht në mbledhjen e sotme qeveria miratoi tri Projektligje që mundësojnë transfromimn e FSK-së.

Haradinaj deklaroi se vendimet e tilla janë të Kosovës, dhe në pajtim me Kushtetutën, shkruan Insajderi.

“Disa vendime janë tonat. Janë në kuadër të kompetencave tona, por do të kemi konsultime me të gjithë. Po veprojmë sipas Kushtetutës. Kemi vazhduar konsultat me faktorin ndërkombëtar, por vendimi është i yni. Është dinamika kohore që e ka sjellur tani këtë projektligj. Urime për Kosovën”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri theksoi se tash është në duart e Parlamentit dhe Presidentit për ta miratuar këtë ligj.

Tha se Kosova në këtë vendim është bashkë me NATO-n.

“Parlamenti ka forcën e vetë, pastaj presidenti nënshkrimi. Ne jemi bashkë me NATO’n e bashkësinë ndërkombëtare. Vendimi është i Kosovës, është kompetencvë e Qeverisë. Ka pas konsulta deri më sot, e do të vazhdojnë tutje. Kushtetuta e ka paraparë ashtu. I ftojmë të gjitha vendet e NATO’s që ta përshëndesin këtë vendim. Ne jemi të gatshëm jo vetëm të absorbojmë siguri, por edhe të japim. Moment ideal kurrë nuk ka. Cdo ditë është ka një temë. 20 vjet kohë ju kemi dhënë për me ardh deri te kjo ditë. E sot ndodhi. Është kushtetuese, nuk i mungon asgjë”, ka thënë Haradinaj.

Kundër këtij vendimi kishte dalur presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Ai kishte thënë se vendimet e tilla nuk merren kokë më vete. /Insajderi.com