“Humbje dhe turp”

Haradinaj flet për “largimin me turp” të forcave serbe

Një fund me humbje dhe i turpshëm. Kështu e ka përshkruar disfatën e forcave serbe në luftën e fundit në Kosovë, ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj flet për “largimin me turp” të forcave serbe

Në të njëjtën datë, 20 vjet më parë, ka ndodhur edhe largimi i turpshëm i forcave serbe nga Kosova, ka thënë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, njofton Insajderi.

Ai ka kujtuar këtë datë në 20 vjetorin e e çlirimit të Istogut.

“Pikërisht në këtë ditë, u përmbyll largimi nga Kosova i të gjitha forcave policore e ushtarake humbje e turp, u kthyen nga kanë ardhur”, shkruan Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

“Andaj, ne jemi falënderues përherë, për SHBA-të dhe NATO-n, që ishin aleatët tonë nga ajri, në ditët më vendimtare”./Insajderi.com