
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë, ka komentuar përgjimet e kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev me dy komedianë rusë, të prezantuar si ish-presidenti ukrainas, Petro Poroshenko.
Haradinaj tha se në bisedën e Zaevit nuk ka ndonjë risi. Ai tha se është ditur paraprakisht se çfarë pikëpamje ka ai për idenë e ndryshimit të kufijve.
“E dëgjova bisedën. Për mua nuk ka ndonjë risi. Ne kemi ditë që këto janë pikëpamjet e kryeministrit Zaev. Ai shtë kundër ndarjes së Kosovës”, deklaroi Haradinaj.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ra pre e një loje përgjimi, ku dy komedianë rusë morën informacione të rëndësishme nga ai, duke u prezantuar si ish-presidenti ukrainas, Petro Poroshenko. /Insajderi.com