Haradinaj flet për punësimin e djalit të Shkurte Fejzës në Qeveri

Haradinaj flet për punësimin e djalit të Shkurte Fejzës në Qeveri

I pari i Ekzekutivit, gjatë ditës së sotme, është zotuar se në zyrën e tij nuk ka persona të punësuar, të cilët janë pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndërsa sa i përket punësimeve në Telekom, ai ka fajësuar të gjitha partitë politike.

Ndërkohë Haradinaj është deklaruar edhe rreth punësimit të djalit të këngëtares Shkurte Fejza në Qeveri, duke thënë se nuk ka shumë informacione.

“Punësimi i djalit të Shkurte Fejzës, nuk mund t’ju ndihmoj shumë, por me siguri do të marrë edhe informata. Më kanë treguar që mund të jetë pyetje sot, por vërtet nuk di çfarë të them, si ka ardhur te punësimi, si shkojnë dhe si është përdorur praktika  e vlerësimit. Mos ta diskutojmë kualitetin e tij apo të komponentit  që ka garuar”, u shpreh ai. / Insajderi.com