Haradinaj flet për vizat: Urime edhe një herë, në vjeshtë do të liberalizohen

Haradinaj flet për vizat: Urime edhe një herë, në vjeshtë do të liberalizohen

Pas mbledhjes së rregullt të Qeverisë, në konferencën për medie, kryeministri i vendit Ramush Haradinaj edhe njëherë uroi qytetarët për vizat.

Ai tha se në qershor është shumë herët, por në vjeshtë beson se do të ketë vendim për Kosovën.

“Urime edhe sot e çdo ditë, kemi hy në fazën implementuese jemi në proces të zbatimit heja në agjend është me rëndësi, kryesinë e këshillit e ka Rumania, nga korriku e merr Finlanda. Në qershor është herët, mirëpo jemi në proces dhe shpresoj unë mendoj se në vjeshtë do t’i kemi lajmet e vizave”, tha Haradinaj.

Ndërkaq, lidhur me iniciativën e opozitës për rrëzimin e qeverisë, Haradinaj u shpreh se ai është proces legjitim i opozitës, mirëpo tha se “njëherë ne [Qeveria, v.j] jemi për me punu për Kosovën”.

“Mocioni është proces legjitim i opozitës votat mundemi me ua jap nëse besojmë, njëherë jemi për me punu për Kosovën”, u shpreh kryeministri. /Insajderi.com