Haradinaj flet për sigurimin e policëve

Haradinaj flet për sigurimin e policëve

Kryeministri Ramush Haradinaj, pas vizitës në Drejtorinë e Policisë së Kosovës, ka folur edhe për sigurimin e policëve, që është komentuar shumë.

I pyetur për këtë, Haradinaj ka thënë se ligjet janë në fazën finale, duke thënë se përkrahja ndaj policisë do të rritet, shkruan Insajderi.

“Po, ligjet kanë avancu, janë në fazën finale. Që nga ditët e para të janarit do të fillojmë t’i procedojmë këto ligje, një nga një. Ne kemi ndryshuar qasjen ndaj policisë dhe besoj se përkrahja do të rritet”, është shprehur Haradinaj.