Zgjedhjet në Malin e Zi, i qetë para një dileme të madhe shumë shqiptarë të këtij vendit se për cilën parti shqiptare të votojnë, një dilemë të tillë e ka ngritur edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ai ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Malin e Zi të votojnë për partinë e Milo Gjukanoviqit.
“Do të doja të bëja edhe apel për të gjithë qytetarët shqiptar në Malin e Zi. Milo Gjukanoviq është shqiptar që e ka orientuar vendin e tij drejt Bashkimit Evropian. Unë do të doja si njeri i mirë , si shqiptar i mirë, si mysliman i mirë për këtë kisha propozuar me e votuar”, ka thënë Haradinaj gjatë intervistës në KTV.
Shqiptarët në zgjedhjet e vitit 2016 dolën me tri subjekte: Me dy koalicione dhe Listën e Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve, duke fituar vetëm një mandat.