Haradinaj: Hotin nuk e shoh si kundërkandidat

Haradinaj: Hotin nuk e shoh si kundërkandidat

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj ka thumbuar Lidhjen Demokratike të Kosovës e cila ka kritikuar Haradinajn se ka lidhur koalicion me ata që i ka kritikuar duke ua kujtuar se kanë qenë vet ata që bërë Kadri Veselin kryeparlamentar dhe Hashim Thaçin president.

“LDK-ja ja ia ka mbledhur votat Thaçit që të bëhet president dhe Kadri Veselit që të bëhet kryeparlamentar”, ka thënë Haradinaj, raporton Insajderi.

“Pse po ju foli kështu, sepse LDK-ja që më njeh mua që kam punuar me të, LDK-ja që ka mbledh vota për këta para meje, LDK-ja tash që unë po punoj me këta, që i kanë bo me këta po thojnë koalicioni territ e drites, marre ju koftë”, ka shtuar Haradinaj.

Më pas ai është ndalur tek kundërkandidati nga LDK-AKR, Avdullah Hoti.

“E para kam respekt për Avdullah Hotin si njeri familjar, nuk e di as sa njeri as i keq. Por hiq se mendoj si kundërkandidat për mua”, ka thënë Haradinaj.

Më pas ka folur edhe për Albin Kurtin të cilin e ka quajtur “djalë të lirisë, me ide të mira dhe me disa bindje ideologjike”./Insajderi.com