Haradinaj i bindur: Do ta çoj mandatin deri në fund

Haradinaj i bindur: Do ta çoj mandatin deri në fund

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk po frikësohet nga një mocion i mundshëm i mosbesimit.

Ai në konfeerncën për media pas mbledhjes së qeverisë ka thënë se do ta çojë mandatin deri në fund, shkruan Insajderi.

“Kur ta vendos Kuvendi me e rrëzua Qeverinë e rrëzon. Por unë kam vendos me punu. Mue po më duket që kam me e qu deri në fund mandatin”, është shprehur Haradinaj

Duke e komentuar shkarkimin e ministrit të Brendshëm, ai ka thënë se një vendim i tillë nuk ndikon në liberalizimin e vizave.

Ka thënë se Gashi mund të emërohet në një post tjetër diplomatik.

Lirimi prej detyre e ministrit Gashi, vjen nga partia AKR, deputeti Tahiri. Si do që të jetë nuk është në ndonjë tronditje për liberalizimin e vizave. Të gjithë punojmë, edhe prapë nuk është lehtë. Nuk është tronditje për procesin. Por duhet të kemi kujdes, duhet të jemi të fokusuar. Unë kam pas respekt për z.Gashi, realisht dinamikat po janë më të shpejta. Ideja për me i dhënë një detyrë tjetër z.Gashi, mendoj se është i denjë për t’ia caktuar ndonjë detyrë diplomatike”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka folur edhe për transformimin e FSK-së në Ushtri, ku shtoi se në lexim të dytë ky projektligj od të diskutohet në nëntor.

“Kam mëndu që ligjet për FSK-në të vijnë pas 20 nëntorit. Por leximi i parë ka ardhë ma herët. Leximi i dytë duhet të ndodh pas 20 nëntorit. Sepse me 20 nëntor e kemi INTERPOLIN.Nuk ka ndonjë shqetësim për sigurimin e financave”, ka shtuar tutje kryeministri. /Insajderi.com