Haradinaj i gëzohet fitores së Kukës: Krenarë duke e lartësuar emrin e Kosovës

Haradinaj i gëzohet fitores së Kukës: Krenarë duke e lartësuar emrin e Kosovës

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj i është gëzuar fitores së Loriana Kuka në për medaljen e artë në turneun e xhudos, Grand Prix në Gjeorgji.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka falënderuar Driton Kukajn dhe ekipin e tij për lartësimin që po i bëjnë imazhit të Kosovës.

“Loriana Kuka, e stolisur me medaljen e artë në Grand Prix Tbilisi të Gjeorgjisë. Faleminderit Driton Kukajt dhe ekipit të tij, që po na bëjnë krenarë duke e lartësuar emrin dhe imazhin e Kosovës çdokund në botë”, ka shkruar Haradinaj.

Loriana Kuka ka fituar medaljen e artë të turneut të xhudos, Grand Prix, në Tibilisi, pasi e fitoi luftën me xhudisten kubanen, Kaliema Antomarchi.

Kuka e fitoi këtë luftë me ippon, duke ia siguruar Kosovës medaljen e dytë në këtë turne, pasi edhe Nora Gjakova të premten fitoi medaljen e artë në kategorinë -57 kilogramë.

Xhudistja kosovare, Kuka, në gjysmëfinale u përball me xhudisten franceze, Fanny Estella, raporton Insporti.com.