Haradinaj i përgjigjet Gjuriqit për ushtrinë: Punë e madhe, kush po e pyet atë

Haradinaj i përgjigjet Gjuriqit për ushtrinë: Punë e madhe, kush po e pyet atë

Deputeti i nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar për deklaratën e drejtorit të ashtuquajtur për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq, i cili ka paralajmëruar pasoja të paimagjinuar për krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

Haradinaj, ka injoruar fjalët e Gjuriqit. Ka thënë se askush nuk e pyet atë dhe se as nuk humbet kohë për tu marrë me të.

“Kush po  lodhet për to edhe në atë kohë s’kemi vetë për to. Ne jemi shtet i pavarur, punë e madhe çka thotë ai [Gjuriq]”.

Ai më tej ka thënë se Gjuriq me këtë gjuhë po i frikëson serbët që jetojnë në Kosovë.

“Me këtë gjuhë ai po I frikëson serbët e Kosovës, duhet t’i inkurajojë që të bëhen pjesë e Ushtrisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës”, ka deklaruar Haradinaj në Info Magazina të Klan Kosovës.

Marko Gjuriq, pak më parë ka thënë se ky vendim mund të ketë pasoja të paimagjinueshme.

“Ky vendim për të ashtuquajturën Forcë e Sigurisë së Kosovës dhe krijimin e ushtrisë së shtetit të rremë të Kosovës mund të ketë pasoja të paimagjinueshme për sigurinë në rajon”, ka thënë Gjuriq./Insjaderi.com