Haradinaj i reagon Pacollit për deklaratën ku e përmend nënën e tij

Haradinaj i reagon Pacollit për deklaratën ku e përmend nënën e tij

Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj, i ka reaguar deputetes së VV-së, Fitore Pacollit në lidhje me deklaratën e saj ku ka përmendur edhe nënën e tij dhe ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, që ishte dërguar për shërim jashtë vendit, shkruan Gazeta Insajderi.

Derisa, kjo deklaratë e Pacollit, ka nxitur shumë reagime gjatë ditës, Haradinaj, ka thënë se nuk veson që Fitore Pacolli ka dashur të ofendojë nënat shqiptare e aq më pak nënën time e cila sot ka përvjetorët e dy djemve të saj.

“Deputetja e Parlamentit të Kosovës nuk besoj që e ka pasur me të keq dhe në tone përçmuese deklaratën e saj në televizion, aq më pak kur nëna ime është shëruar në shtetin amë Shqipëri.
Kur është fjala për nënat tona shqiptare, besoj që të gjithë jemi një”, është shprehur ai./ Insajderi.com