Haradinaj i shkon për ngushëllim familjes Daci

Haradinaj i shkon për ngushëllim familjes Daci

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj së bashku me kabinetin e tij qeveritar i kanë shkuar për ngushëllim sot familjes së Nexhat Daci, të cilët me 26 janar humbën birin e tyre, Arian Daci.

Arian Daci vdiq me 26 janar të këtij viti, përderisa ishte duke skijuar në Brezovicë, ku si pasojë u zu nga një ortek bore. Arian Daci kishte postin e zëvendësministrit të Diasporës.

Siç mësohet, Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot ku pikë e rendit të ditës do të jetë edhe ndarja e mjeteve financiare për familjen e ish-zëvendësministrit të diasporës, Arian Dacit.

Shkrimi i plotë i Haradinajt:

Bashkë me kabinetin qeveritar në vizitë ngushëlluese në familjen e Akademik Nexhat Dacit, për të ndarë dhembjen për humbjen e Arianit.

RH