Haradinaj ia ndan Labinot Tahirit medaljen Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Haradinaj ia ndan Labinot Tahirit medaljen Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është takuar sot me deputetin Labinot Tahiri.

Këtij të fundit Haradinaj i ka ndarë medaljen e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Kjo medalje sipas Haradinaj i ndahet Tahirit për humanizmin që ka treguar për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Postimi i Haradinajt:

Në respekt të punës së tij si deputet i Kuvendit të Kosovës, rolin e tij në komunitet për avokimin e interesave të qytetarëve të Ferizajit dhe në veçanti për humanizmin e madh të treguar përgjatë viteve, për t’i ndihmuar njerëzit në nevojë dhe të lënë vetëm, në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët, sot pata kënaqësinë që Labinot Tahirit t’ia ndajë medaljen e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skenderbeu.

E falënderova deputetin Tahiri edhe për shprehjen e solidaritetit me qytetarët tanë, që si të vetmit në Evropë, ende nuk e kanë gëzuar të drejtën për lëvizje të lirë.  Si kryeministër i vendit, jam mirënjohës për angazhimin Tuaj, tejet human për shqiptarët dhe ju inkurajoj që ta vazhdoni këtë mision.