Haradinaj intervistohet nga policia e Pejës

Haradinaj intervistohet nga policia e Pejës

Kryeministri në Detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së djeshme për disa orë është marrë në pyetje nga ana e zyrtarëve të Policisë Rajonale të Pejës. Haradinaj në orën 10:30 është paraqitur pranë hetuesve.

Driton Rugova zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Pejës, ka konfirmuar lajmin për intervistimin e kryeministrit Haradinaj.

“Mund ta konfirmojmë se dje rreth orës 10:30, në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë, ka qenë kryeministri Ramush Haradinaj. Për hollësira tjera mund ta pyesni zyrën e kryeministrit”, ka thënë Rugova për Insajderin.

Tutje, Rugova nuk ka treguar se në çfarë cilësie dhe për çka është ftuar për intervisitm Ramush Haradinaj.

Ndërkohë, mediat raportojnë se kryeministri në detyrë, u intervistu në cilësinë e dëshmitarit rreth vrasjes së vëllait të tij Enverit  i cili gjatë vitit 2005 në një atentat u vra nga persona ende të panjohur në rrugën kryesore që lidhë Pejën dhe Deçanin. /Insajderi.com