Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një statusi në Facebook ka ndarë momente nga takimi me degën e Aleancës në Istog, njofton Insajderi.
Ai ka theksuar se “Istogu tashmë me të madhe po përqafon vlerat e Aleancës”.
Ndër të tjera, Haradinaj ka përmendur edhe një herë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po qëndrojnë të bashkuar, për qëllimin e përbashkët.
“Të bashkuar e të mobilizuar rreth qëllimit të përbashkët, për Kosovën siç e duam” ka thënë Haradinaj./Insajderi.com