Haradinaj: Jeta e një kryeministri është e shtrenjtë, s’kam kohë as për familje

Haradinaj: Jeta e një kryeministri është e shtrenjtë, s’kam kohë as për familje

Ramush Haradinaj ka thënë se jeta e një kryeministri është më e shtrenjtë sesa e një qytetari të zakonshëm, teksa ka arsyetuar vendimin për rritjen e pagës së vet një javë më parë.

Në një intervistë për RTV Dukagjinin, kryeministri kosovar deklaroi se rritjen e pagës së institucionit të Kryeministrit, nuk e ka bërë për veten, por për institucionin.

“Personalisht nuk jam i varur në pagë, por nuk po flas për individin, por për institucionin. Mu po më thojnë e ka filan kryeministri pagën kaq. Mirë bre, por mua nuk më intereson paga por cili është elementi i punës”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se jeta e një kryeministri dallon me një jetë të një qytetari të zakonshëm.

“Pse kryeministri i vendit duhet të ketë rrogën më të vogël, ta zëmë. Jeta e një kryeministri është më e shtrenjtë sesa e një qytetari të zakonshëm, cilido qoftë… këdo merreni në Kosovë. Unë nuk kam kohë as për shoqni, as për familje as për… nuk mundem ta kryej as pjesën familjare”, ka thënë ai. /Insajderi.com