Haradinaj ka një kërkesë për Hotin në takimin e 2 shtatorit në Uashington

Haradinaj ka një kërkesë për Hotin në takimin e 2 shtatorit në Uashington

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka mirëpritur ftesën e të dërguarit special amerikan për dialogun, Richard Grenell, që me 2 shtator kryeministri Hoti të shkojë në shtëpinë e bardh për takim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, njofton Insjaderi.

Haradinaj në rrjetin social Facebook, ka shkruar se i bën thirrje kryeministrit Hoti që të që të ketë qasje serioze në menaxhim dhe në format të temave dhe takimit duke e ruajtur momentumin e lidershipit amerikan.

Ky takim i Hotit në shtëpinë e bardhë, vjen pas një dështimi për takim më 27 qershor pasi Gjykata Speciale kishte ngritur aktakuze ndaj presidentit Thaçi./Insajderi.com