Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka folur rreth mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë Kurti të nisur nga LDK.

Haradinaj: Kemi pasur vërejtje rreth përmbajtjes së mocionit, por i kemi përmirësuar

Haradinaj në një intervistë në RTK, ka folur rreth asaj se çfarë përmban ky mocion.

“Thirrësi i mocionit e ka të drejtën që ta përshkruajë justifikimin, aq më tepër kur kemi të bëjmë me një partner të koalicionit”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar se AAK i ka dhënë disa vërejtje, të cilat janë marrë parasysh.

“Ne i kemi pasur disa vërejtje rreth përmbajtjes, i kemi përmirësuar”, ka shtuar ai.

“Në mocion nuk figuron çështja e taksës, kryesisht ka të bëjë me prishjen e marrëdhënieve me SHBA dhe prishjet e raporteve mes partnerëve në qeveri”, theksoi Haradinaj.