Haradinaj kërkon nga shqiptarët e Maqedonisë të votojnë pro marrëveshjes për emrin

Haradinaj kërkon nga shqiptarët e Maqedonisë të votojnë pro marrëveshjes për emrin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook e ka vlerësuar si tejet të rënëdsishëm referendumin e sotëm për emrin e Maqedonisë.

Ai ka thënë se nga ky referendum do të dihet rruga e shtetit maqedonas.

Shefi i ekzekutivit kosovar ka bërë thirrje edhe te shqiptarët që të dalin dhe të votojnë pro kësaj marrëveshje, që Maqedonia e ka arritur me Greqinë.

“Interesi madhor i shqiptarëve të Maqedonisë, është përcaktimi për BE-në dhe NATO. Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve në Maqedoni që sot, masovikisht dhe pa hezitim, t’i përgjigjen pozitivisht referendumit të Marrëveshjes me Greqinë për emrin. Vota e tyre pro është manifestim historik për orientimin perëndimor të shqiptarëve. Shqiptarët nuk kanë alternativë tjetër pos përcaktimit euro-atlantik”, ka shkruar Haradinaj në facebook. /Insajderi.com