Haradinaj kërkon nga zv/presidenti i PE-së ndihmë për liberalizimin e vizave

Haradinaj kërkon nga zv/presidenti i PE-së ndihmë për liberalizimin e vizave

Pas takimit që kishin së bashku, Ramush Haradinaj dhe Zv/presidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland dolën së bashku në një konferencë për media.

Edhe këtë takim shefi i  ekzekutivit kosovar kërkoi ndihmë nga diplomati gjerman për liberalizimin e vizave.

“Po ashtu angazhimi është i rëndëshishëm për perspektiven evropian për Kosovës, në delgacionin e sotëm, është zgjeruar veprimtaria e përbashkët. S’ka dilemë që biseduam edhe për vizat, të dinamikave të mundshme. Për mua është me rëndësi përkrahja e Gjermanisë, ia kërkova ndihmën se ne jemi vend i vogël që të vahzdojë të tregoj të vërtetën e Kosovës të gjithëve”, deklaroi Haradinaj.

Në këtë konferencë Haradinaj ka thënë se vizita e tretë e zëvendëspresidentit Wieland, dëshmon interesimin e tij për Kosovën.

Sipas Haradinajt në këtë takim Wieland ka shprehur interesimin e plotë edhe për projekte të tjera të përbashkëta dhe një prej tyre ka qenë programi për arsim, shkëmbimi i përvojave dhe i nxënësve, pra siç theksoi Haradinaj që nxënësit e Kosovës të shkojnë në Gjermani dhe nxënësit gjermanë të vijnë në Kosovë. /Insajderi.com