Haradinaj: Këtë ditë, Vushtrria dhe mbarë Kosova e kanë kthyer në kujtesë institucionale

Haradinaj: Këtë ditë, Vushtrria dhe mbarë Kosova e kanë kthyer në kujtesë institucionale

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se nuk do të lejojnë që masakrat më macabre në Kosovë të kalojnë pa u dënuar.

Haradinaj ka shkruar në Facebook duke përkujtuar 20 vjetorin e masakrës që ka ndodhur në Vushtrri.

“Në 20-vjetorin e masakrës në Vushtrri, ku u ekzekutuan brenda pak orësh dhjetëra shqiptarë dhe shumë të tjerë u plagosën, Kosova e vazhdon betejën e saj për të vërtetën. Këtë ditë, Vushtrria dhe mbarë Kosova e kanë kthyer në kujtesë institucionale, si dëshmi ndër breza se sa e vështirë ishte rruga jonë deri në liri. Shteti serb, me gjithë gjenocidin mbi shqiptarët, edhe pas dy dekadave, refuzon të pranojë të vërtetën dhe të përgjigjet për krimet e kryera. Nuk do të lejojmë që masakrat më makabre në tërë Kosovën të kalojnë pa u dënuar. Kosova nuk harron! Lavdi të gjithë martirëve dhe dëshmorëve!”