Haradinaj konsultohet me Thaçin para nisjes për Bruksel

Haradinaj konsultohet me Thaçin para nisjes për Bruksel

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi së bashku me kryeministrin Ramush Haradinajn kanë zhvilluar një takim, para nisjes së këtij të fundit në Bruksel ku do të jetë pjesë e Këshillit të Stabilizim Asociimit Kosovë-BE.

Ka qenë pikërisht, kryeministri Ramush Haradinaj ai i cili ka thënë se ka zhvilluar një bashkëbisedim me presidentin Thaçi siç ka thënë ai për rrugën evropiane të Kosovës.

“Para nisjes në Bruksel për takimin e radhës të Këshillit të Stabilizim Asociimit Kosovë-BE zhvillova edhe një bashkëbisedim me Presidentin e vendit Hashim Thaçi në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” për rrugën evropiane të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.