Haradinaj: Kosova e gatshme për formimin e Ushtrisë

Haradinaj: Kosova e gatshme për formimin e Ushtrisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka pritur në një takim shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Italisë, Salavtore Farina.

Para tij Haradinaj është zotuar se Kosova tashmë është e gatshme në formimin e Ushtrisë.

Kështu të paktën i pari i qeverisë ka shkruar në rrjetin social facebook.

“Italia mbetet mbështetëse e fuqishme e Kosovës në rrugën e saj euro-atlantike. Në takim me shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Italisë, Gjeneral Salvatore Farina, ritheksova se Kosova është e gatshme për tranzicionin e FSK-së në ushtri, e cila e rreshtuar me ushtritë e paqes, nën ombrellën e NATO-s, do t’i kontribuojë sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë. Gjeneralit Farina i shpreha mirënjohjen tonë të thellë për kontributin e vazhdueshëm të ushtrisë italiane për garantimin e paqes dhe stabilitetit në vend”, ka shkruar kryeministri i Kosovës. /Insadjeri.com