
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se Kosova sot është më e korruptuar se që ka qenë në kohën e misionit të UNMIK-ut.
“Kosova është më e korruptuar se në kohën e UNMIK-ut. Serbia po vazhdon me ndërhy në punët tona, arsimi i politizuar, shëndetësia në gjendje të rëndë”, ka thënë ai, teksa ka folur para shumë të pranishmëve në një ceremoni për 17-vjetorin e themelimit të AAK-së.
“A kanë adresë këto? Po kanë. Është PDK, e udhëhequr nga Thaçi e tani Veseli, LDK e udhëhequr nga Isa Mustafa”, është shprehur Haradinaj, duke akuzuar partitë në pushtet.
Ai ka porositur partitë e tjera të opozitës që t’i bashkojnë forcat me AAK-në për t’i ndalur përgjegjësit për gjendjen në vend. /Insajderi.com