Haradinaj: Kosova është Evropë por na mungon lëvizja e lirë

Haradinaj: Kosova është Evropë por na mungon lëvizja e lirë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk dëshiron që të rinjtë e Kosovës të shkojnë në Gjermani e Austri, për një jetë më të mirë, por që dëshirojnë Kosovën ta bëjnë si këto dy vende.

Haradinaj mori në pjesë në shënimin e 14 vjetorit të themelimit të gjimnazit “Loyola”, në Prizren, ku tha se Kosova është Evropë veçse i mungon lëvizja e lirë, e cila do të bëhet.

Kryeministri i vendit, gjatë fjalimit të tij në shënimin e 14 vjetorit të gjimnazit “Loyola”, tha nxënësit aty e kalojnë e 100% testin e maturës, e kjo tregon sa të mirë janë ata.

Sipas tij, nxënësit e këtij gjimnazi janë të aftë të konkurrojnë edhe në tregjet jashtë Kosovës.

“Ne jemi Evropë, Kosova është Evropë, na mungon lëvizja e lirë por edhe ajo do të vjen, por edhe lëvizja e lirë dhe mundësitë me lëvizë lirshëm janë mundësi me e pa se çka ndodh në vendin tonë e çka ndodh në vendet e tjera, por ne duhet të synojmë ta bëjmë jetën këtu, që rinia jonë të fokusohet, të vazhdojë brez pas brezi me zhvillu Kosovën. Dëshira jonë është më bë Kosovën Gjermani e Austri, e jo të rinjtë tanë me shku në Gjermani e Austri”, tha ai.