
Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka konsideruar si hap të madh njohjen e Kosovës nga ana e Izraelit në marrëveshjen që u arrit në Uashington, njofton Insjaderi.
Sipas Haradinajt, “njohja e shtetësisë së Kosovës nga ana e Izraelit, dëshmoi edhe një herë se ShBA-të janë lider në botë duke konfirmuan interesin strategjik për paqe, prosperitet ekonomik e stabilitet në Kosovë dhe rajon”.
Tutje Haradinaj është shprehur se tani pret që “Bashkimi Evropian të tregojë përkushtimin dhe seriozitetin e njëjtë, duke lehtësuar procesin e njohjes së Kosovës nga shtetet e saj, që ende nuk e kanë njohur Kosovën, si dhe përmbushjen e premtimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”.
Në fund Haradinaj ka thënë se pret që edhe Selia e Shenjtë në Vatikan të njoh pavarësinë e Kosovës./Insajderi.com