Haradinaj: Kosovës i duhet një president i fortë

Haradinaj: Kosovës i duhet një president i fortë

Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Kosova ka nevojë për president të fortë.

“Shumë gjëra kanë ndryshuar në 21 vitet e fundit, por dashuria, angazhimi dhe përkushtimi im për vendin mbetet i njëjtë. E kam parë gjithmonë̈ si detyrë, t’i shërbej Atdheut atje ku mund ta bëj më së miri. Së pari si ushtar, pastaj si Kryeministër dhe tani edhe si President”, ka shkruar Haradinaj.

Ai shtoi se beteja e fundit për Kosovën nuk është zhvilluar ende.

“Beteja për njohjen tonë të plotë, për një të ardhme të sigurt dhe të prosperuar për Kosovën dhe brezin tonë të ri, që siguron anëtarësim në NATO, BE dhe OKB, kërkon një̈ President të fortë, që punon për interesat tona shtetërore dhe është i gatshëm të ballafaqohet me Serbinë̈ e Vuçiqit”. /Insajderi.com