Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se “Kosovës i duhet një president i qëndrueshëm që përballet me Serbinë e cila ka qasje armike”.
Përmes një video-incizimi, Haradinaj shtoi se në këto zgjedhje do të ndodhë “rikonfirgurimi i skenës politike”.
“Tani ju do të vendosni se kush do të udhëheqë në Kosovë. Ashtu siç Qeveria që i ka përgjegjësitë e veta me rendësi, edhe Presidenti i vendit ka përgjegjësi mjaft të rëndësishme”, tha ai.
Haradinaj, deklaroi se çdoherë ka qenë në interesin e shtetit të Kosovës. /Insajderi.com