Haradinaj kujton Jusuf Gërvallën në 75 vjetorin e lindjes

Haradinaj kujton Jusuf Gërvallën në 75 vjetorin e lindjes

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, e ka vlerësuar lartë kontributin e veprimtarit tashmë të ndjerë, Jusuf Gërvalla.

Këtë e ka bërë sot në 75 vjetorin e lindjes, ndërsa tha se mbetet në kujtesën shtetërore si fuqi motorike të lëvizjes politike të shqiptarëve.

”Në mesin e shumë mendimtarëve dhe luftëtarëve për lirinë e Kosovës, emri i Jusuf Gërvallës veçohet, sepse ai rrëfen për një artist shumëdimensional që iu bë zëdhënës kohës dhe brezit të tij.

Kujtojmë sot, në 75-vjetorin e lindjes, disidentin që shënoi me shembullin e tij prej kryengritësi vitet e tetëdhjeta, epokën kur populli ynë u rizgjua për të kërkuar të drejtën e tij për të jetuar i lirë e i barabartë.

Jusufi, së bashku me të vëllanë Bardhin dhe Kadri Zekën u vranë me atentat, më 1982 në Gjermani, por mbetën në kujtesën shtetërore, si lajmëtarët e lirisë dhe fuqi motorike të lëvizjes politike të shqiptarëve, deri në frymën e fundit.

Për nder të veprës së tij, Brigada 131 e UÇK-së mbajti me krenari emrin e tij, deri në fitore!

Lavdi Heroit të Kosovës, Jusuf Gërvalla!RH”.