Komisioni ua ulë pagat prokurorëve dhe gjyqtarëve, reagon kryeministri Haradinaj

Komisioni ua ulë pagat prokurorëve dhe gjyqtarëve, reagon kryeministri Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është shprehur kundër vendimit të Komisionit Parlamentar për të proceduar Ligjin për Paga, përmes të cilit u zvogëlohen pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Një një postim në Facebook, Haradinaj thotë se ky vendim është në kundërshtim me siç thotë ai misionin e kësaj qeverie për fuqizimin e rendit dhe ligjit.

“Ftoj Komisionin, Kuvendin dhe deputetët që mos ta dëmtojnë sistemin e drejtësisë dhe të reflektojnë, duke u bërë bashkë në mbrojtje të sundimit të ligjit. Unë do të vazhdojë të luftoj për pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve në të gjitha etapat – komision, diskutim e seancë, ashtu si kam luftuar e qëndruar deri më tash”, ka thënë Haradinaj.