Haradinaj: Kurrkush nuk mundet me më rrëzu, populli nuk më lëshon

Haradinaj: Kurrkush nuk mundet me më rrëzu, populli nuk më lëshon

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj ka dhënë një intervistë për televizionin Top Channel, një dit pas zgjedhjeve parlamentare.

Koalicioni që e ka nominuar atë për kryeministër nuk arriti të marrë më shumë e 35 për qind të votave duke shënuar rënie krahasuar në zgjedhjet e vitit 2014, por kjo sipas Haradinajt është e mjaftueshme për të treguar se ai është përfaqësuesi i qytetarëve të Kosovës.

Pasi ka folur për atë sesi ka luftuar gjatë viteve ’98 dhe ’99 dhe më pas thënë se atë nuk mund ta rrëzojë askush sepse populli nuk e lëshon, duke iu referuar edhe kërkesës së Serbisë për ta ekstraduar në Serbi.

“Kurrkush nuk mundet me më rrëzu, populli nuk më lëshon”, ka thënë Haradinaj.

Ai më pas ka folur në cilësinë e kryeministrit pasi sipas tij ky është vullnet i qytetarëve të Kosovës./Insajderi.com