Haradinaj: Loriana lartësoi emrin e Kosovës në botë

Haradinaj: Loriana lartësoi emrin e Kosovës në botë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas medaljes së artë të cilën xhudistja Loriana Kuka e fitoi në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Ai në një postim në Facebook shkruan se Loriana dhe trajneri Driton Kukaj po e bëjnë krenarë duke lartësuar emrin e Kosovës në gjithë botën.

Postimi i plotë:

Loriana Kuka, e stolisur me medaljen e artë në Grand Prix Tbilisi të Gjeorgjisë. Faleminderit Driton Kukajt dhe ekipit të tij, që po na bëjnë krenarë duke e lartësuar emrin dhe imazhin e Kosovës çdo kund në botë.

Ndryshe, Loriana Kuka në finale mposhti xhudisten kubane Kaliema Antomarchi.