Haradinaj: Mali i Zi model për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Haradinaj: Mali i Zi model për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka takuar Ministrin e Mbrojtjes së Malit të Zi, Predrog Boskovic.

Haradinaj ka falënderuar ministrin për përkrahje si dhe ka thënë se Mali i Zi na shërben në rrugën tonë për anëtarësim në Paktin veri-atlantik, përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar:

“Përvoja e Malit të Zi, si anëtar i NATO-s, na shërben në rrugën tonë të anëtarësimit në paktin veri-atlantik. Ministrin e Mbrojtjes të Malit të Zi, Predrag Boskovic, e falënderova për përkrahjen dhe gatishmërinë për fuqizimin e partneritetit në fushën e sigurisë, gjithmonë në funksion të stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Me tranzicionin e FSK-së, Kosova po e përmbyllë arkitekturën e saj të sigurisë, si garancë për stabilitet dhe paqe të qëndrueshme edhe në rajon e më gjerë.”