Haradinaj: Më 1 Tetor u bë kthesa e madhe

Haradinaj: Më 1 Tetor u bë kthesa e madhe

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke kujtuar protestat studentore, ka shkruar se më 1 Tetor të vitit 1997, u bë kthesa e madhe me protestën masive të rinisë studentore dhe profesorëve universitarë.

Haradinaj në një postim në Facebook, ka shkruar se sot kujton me krenari guximin e kësaj rinie, për t’u ngritur mbi padrejtësitë dhe për ta paralajmëruar e legjitimuar ndryshimin e madh, luftën çlirimtare.

“Popullit tonë në përpjekjet për liri asnjëherë nuk i janë shuar shpresat. Më 1 Tetor 1997 u bë kthesa e madhe me protestën masive të rinisë studentore dhe profesorëve universitarë. Kujtojmë sot me krenari guximin e kësaj rinie, për t’u ngritur mbi padrejtësitë dhe për ta paralajmëruar e legjitimuar ndryshimin e madh, luftën çlirimtare. Për të ditur kah po shkojmë duhet të dijmë nga erdhëm deri këtu! Le të jetë dita e 1 Tetorit përkujtuese e rrugës që kaluam së bashku. Njëherit të gjithë studentëve dhe profesorëve, urime dhe shumë fat për fillimin e vitit të ri akademik. Iu priftë e mbara”, ka shkruar Haradinaj.