Haradinaj: Me postin e presidentit nuk e rrisim pushtetin, duam të jemi pjesë e tavolinës ku merren vendimet

Haradinaj: Me postin e presidentit nuk e rrisim pushtetin, duam të jemi pjesë e tavolinës ku merren vendimet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se posti i presidentit i takon Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Haradinaj tha se dëshirojnë të jenë pjesë e tavolinave ku merren vendimet, për këtë e duan postin e presidnetit.

“Aleanca është para dy zgjidhjeve, të dyja shumë të vështira. E para është që të vazhdojë të jetë pjesë e pushtetit dhe e vendimmarrjes, por ta kushtëzojë me marrjen e një pozicioni vendimmarrës të presidentit edhe ajo është logjika pse Këshilli Drejtues i AAK-së më ka dhënë autorizim të negociojë edhe për çështjen e presidentit, me qëllim që ne të mos përjashtohemi nga tavolina e marrjes së vendimeve. Pra, ne nuk rrisim pushtet me marrjen e presidentit, por ne vetëm ruajmë mundësinë e të qenurit në tavolinë aty ku merren vendimet”, ka deklaruar ai në një intervistë me REL.

Haradinaj, ka komentuar edhe deklaratat e nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i cili ka deklaruar edhe njëherë publikisht idenë e shkëmbimit territorial.

“Pastaj, e dëgjojmë nënkryetarin e parë ose të dytin të LDK-së, Lutfi Haziri kur flet hapur e publikisht se duhet ta japim Leposaviqin e 18 fshatra. Duke qenë kështu, për ne nuk është më interes t’i japim legjitimitet një qeverie dhe institucioneve të vendit vetëm pse kemi pak pushtet dhe nuk kemi vendimmarrje, e ne pastaj të bëhemi pjesëmarrës të vendimeve të këtyre forcave politike – me respekt për shumicën prej tyre – por, që kanë dhënë prova paqëndrueshmërie në tema të interesit nacional”, ka thënë Haradinaj.

Takimi në mes partnerëve të koalicionit është shtyrë për të hënën, shkak për këtë ka qenë mugnesa e liderit të NISMA-s, Fatmir LImaj. /Insajderi.com/