Haradinaj me propozim vendim për vendosjen e shtatores dhe emërtimin e autostradës “Adem Demaçi”

Haradinaj me propozim vendim për vendosjen e shtatores dhe emërtimin e autostradës “Adem Demaçi”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas ceremonisë mortore, në nderim të emrit dhe veprës së Adem Demaçit ka marrë propozim vendim për vendosjen e shtatores Adem Demaçi në sheshin “Adem Demaçi” në Prishtinë, emërtimin e Autostradës Prishtinë – Pejë “Autostrada Adem Demaçi” dhe propozimin për të emërtuar Parkun e Qytetit të Prishtinës “Parku Adem Demaçi”.

“Vendim – propozimi do të procedohet në mbledhjen e radhës të Qeverisë së Republikës së Kosovës për respekt të emrit dhe veprës së tij, si pjesë e identitetit shpirtërorë dhe politik të Kosovës, një figurë unike në përpjekjen tonë për liri”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Tutje thuhet se bashkë me vendimin do të krijohet komisioni përkatës, që do të udhëhiqet nga Zyra e Kryeministrit për të ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme.

Zyra e Kryeministrit njofton se do të mbulojë shpenzimet e këtij vendimi.

Adem Demaçi është varrosur sot me nderime të larta shtetërore.