Haradinaj: Mos u mërzitni për Thaçin, qeveria nuk rrëzohet lehtë

Haradinaj: Mos u mërzitni për Thaçin, qeveria nuk rrëzohet lehtë

Nuk ka vonuar reagimi i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj pas deklaratave të Thaçit i  cili tha se “kryeministri duhet t’i korrigjojë deklarata”.

Madje Thaçi dje tha se nëse nuk korrigjohen deklaratat, atëherë qeveria mund të bie.

Por Haradinaj pas mbledhjes së qeverise deklaroi që qeveria që drejton nuk do të bie lehtë, shkruan Insajderi.

Madje i  ka këshilluar gazetarët që të mos mërziten për Thaçin.:

“Ata që flasin mos u mërzitini për ta, qeveria nuk bie lehtë. Edhe tjetra është që ai ka vdek nuk ngjallet me të. Njëherë ka ndodhur është ngjallë Krishti, por korrigjimi i kufijve ka vdekur dhe e vetmja mënyrë është që të mbahet gjallë me dhunë. Po nuk ka mundësi politike pasi është temë e vdekur. Me këtë kemi fituar të gjithë, shqitparët serbët etj”, deklaroi kryeministri i vendit.

Ai tha se gjitha këto deklarata ndërmjet tij dhe Thaçit, nuk janë personale.

“Unë nuk e kam me të, por me temat”, deklaroi kryeministri i vendit. /Insajderi.com